Përfaqësuesit e EULEX-it kanë dorëzuar kopjet e certifikuara të 935 librave të regjistrit nga Serbia te Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës.
“Është dorëzuar dosja e plotë për Komunën e Gjilanit, e cila përbëhet nga kopje të certifikuara të librave origjinalë të regjistrit civil dhe fetar, me të dhëna mbi lindjet, martesat dhe vdekjet”, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
EULEX-i vlerëson se në Serbi ndodhen edhe 12,036 libra të regjistrit./koha/kohaislame