Konsumimi ditor i magnezit ul nivelin e yndyrave në gjak, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë.
Hulumtimi është realizuar te një grup meshkujsh, të cilët kanë konsumuar rreth 30 gram yndyra. Një pjesë e tyre kanë konsumuar edhe 500 miligramë magnez, ndërsa një pjesë jo.
Më pas hulumtuesi kanë matur nivelin e triglicerideve në gjakun e tyre dhe kanë gjetur se personat të cilët kanë konsumuar magnez, kanë pasur nivele më të ulëta të këtij grupi të yndyrave.
Studiuesit mendojnë se magnezi ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave duke penguar përthithjen e tyre që në zorrë.kohaislame