-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Qabeja pret mbulesën e re

Më të lexuarat

Kisva e cila prodhohet në fabrikën e mbulesës së Qabesë duke u përdorur mëndafshi i pastër dhe duke kaluar nga procedura të ndryshme me përpjekjet e 150 punëtorëve, iu dorëzohet zyrtarëve

MEKË (AA) – Kisva (mbulesa e Qabesë) e cila punohet në qytetin e shenjtë në Mekë dhe përfundimi i së cilës mbyllet për 8 deri në 10 muaj, po pret që në ditën e Arafatit të takohet me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben.

Kisva e cila prodhohet në fabrikën e mbulesës së Qabesë duke u përdorur mëndafshi i pastër dhe duke kaluar nga procedura të ndryshme me përpjekjet e 150 punëtorëve, iu dorëzohet zyrtarëve.

Zyrtari i Marrëdhënieve me Publikun i Fabrikës Fajsal Harbi dha informacione për AA për procedurën e punimit të Kisvas. Duke vënë në dukje se Kisva kalon nga disa procedura, Harbi thotë se këto janë “ngjyrosja e fijeve në fabrikë, gërshetimi i pëlhurës me model dhe pa model, qëndisja e ajeteve dhe motiveve me punë dore dhe bashkimi i ajeteve dhe motiveve me pjesët pa model të Kisvas”.

Duke bërë të ditur se Kisva së bashku me derën e Qabesë përbëhet nga 5 pjesë, Harbi thotë se përveç mbulesës së zezë e cila shihet nga pjesa e jashtme pjesë e saj është edhe astari dhe që prodhohet nga mëndafshi i verdhë.

Pas procedurës së ngjyrosjes dhe të qëndisjes, punëtori 32 vjeçar i fabrikës, Sulejman El-Henibi, bën të ditur se fijet së pari vijnë në formë të mëndafshit të bardhë dhe që ato së pari lahen dhe pastaj ngjyrosen me ngjyrë të zezë.

Henibi thotë se pas ngjyrosjes së tyre, fijet dërgohen në procedurën e gërshetimit për mbështjellën në bobina dhe që ato të shndërrohen në pëlhura të mëndafshta. Henibi njofton se fijet në pjesën e rripit gërshetohen në mënyrë të thjeshtë, kurse ato në pjesët tjera me modele.

Ai tregon se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe kontrolleve, Kisva dërgohet për pjesën e qëndisjes me punë dore.

Qëndisjet po bëhen me fije të argjendta të praruara me ar

Njëri prej punëtorëve të pjesës së rripit dhe të qëndisjes me punë dore, Salih Burej Daddadi, thotë se në këtë pjesë punon për 34 vite.

Raddadi bën të ditur se qëndisin me punë dore ajetet në Rripin e Kisva-së, Rukn Jemanin, Portën e Qabesë dhe Gurin e Zi si dhe në disa pjesë të tjera. Ai tregon se vetëm në pjesë e rripit ndodhen 16 pjesë të punë dorës.

Duke folur për punimin e ajeteve dhe qëndisjeve mbi Kisva-n, Raddadi thotë se “Në pjesët të cilat te ne vijnë në gjendje të thjeshtë dhe ku duhet të shkruhen ajetet me punë dore së pari vizatohen modelet me makina. Sipas modeleve dhe shkrimeve në pjesët mëposhtme po shkruajmë me mëndafsh të verdhë, kurse përmbi me fije të argjendta të praruara me ar.”

Kisva e vjetër e cila ndërrohet në ditën e Arafatit hiqet nga Qabeja dhe iu dorëzohet zyrtarëve. Ajo zakonisht ekspozohet nëpër muze dhe në pjesë të ndara dërgohet nëpër vende të ndryshme të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit