3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Burkinit në të vërtetë janë më të sigurt sesa bikinit

Më të lexuarat

Të dizajnuara për t’u mundësuar grave muslimane që të shijojnë plazhin pa kompromentuar kodin e tyre modest të veshjes, rrobat e notit që mbulojnë tërë trupin të njohura si burkini, kanë shkaktuar mjaft polemika gjatë vitit të kaluar.

Disa njerëz kanë pasur vështirësi të pranojnë gratë që zgjedhin rroba banje që mbulojnë tërë trupin, duke u arsyetuar me shkaqe sigurie dhe higjienike për të justifikuar mosmiratimin e tyre.

Në disa raste, nga femrat e veshura me burkinë është kërkuar që të lënë plazhin dhe pishinat publike dhe diskriminimi kundër tyre duket se ka rrezikuar në masë të konsiderueshme intolerancën e përgjithshme të muslimanëve në komunitetet jomyslimane.

Epo, për të gjithë “burkini-fobët”, dhe për ata që thjesht janë në mëdyshje të pranojnë se burkinet janë tërësisht miqësore me pishina, rezulton se veshja modeste nuk është vetëm higjenike, por mund të jetë edhe më e sigurt se bikini.

Sipas një dokumenti të lëshuar nga Shoqata për ruajtjen e jetës (Life Saving Society), që përbëhet nga një grup ekspertësh përgjegjës për shpëtimin e jetës, të cilët punojnë për të parandaluar nga mbytjet në ujë dhe lëndimet e shkaktuara në ujë përmes programeve të trajnimit, shërbimeve të menaxhimit të sigurisë, del se veshjet modeste janë kualifikuar si të sigurta dhe higjienike.

Shoqata për ruajtjen e jetës sqaron se komentet e saj bazohen në standardet e sugjeruara nga organizatat e respektuara.

Shoqata për ruajtjen e jetës e konsideron burkinin si një rrobë larjeje alternative, të pranueshme për aq kohë sa të jetë aq e ngushtë sa të mos pengojë aftësinë e njerëzve për të notuar. Organizata gjithashtu vë në dukje se veshja e plotë e trupit kontribuon në përmirësimin e cilësisë së ujit.

“Ekziston një element shtesë i higjienës kur mbulohen flokët”, shkruan Shoqata për ruajtjen e jetës, duke shpjeguar se mbulesa e kokës zvogëlon rrezikun e gjetjes së flokëve të bllokuar në kanalizime ose filtra dhe ka gjasa të kenë një “efekt pozitiv në sistemet për trajtimin e ujit”.

Dokumenti tregon se rrobat modeste të larjes mund të luajnë një rol në uljen e ndotesve në pishinat e hapura dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ujit, pasi mbulimi i gjithë trupit mund të rezultojë në zvogëlimin e përdorimit të kremërave për mbrojtje nga dielli.

Pra, duket sikur ekspozimi më i vogël i trupit do të thotë cilësi më e përmirësuar i ujit … andaj mund të filloni të mendoni dy herë para se të ankoheni për gratë në burkini./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit