18.8 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Izraeli ka vjedhur dokumente me vlerë në Al-Aksa

Më të lexuarat

Kreu i Qendrës Ndërkombëtare të Jerusalemit, Hassan Khater, paralajmëroi në një deklaratë për shtyp për një “fatkeqësi të vërtetë për Jerusalemin”, pas vjedhjes së dokumenteve të rëndësishme nga xhamia Al-Aksa gjatë ditëve që besimtarët ishin ndaluar të hyjnë në të.

Dokumentet e vjedhura kanë të bëjnë me regjistrin e pasurive të patundshme të Departamentit të Vakf-it, i cili përfaqëson 90 për qind të qytetit të vjetër, që përfshin prona, toka dhe kontribute islame.

Qendra Ndërkombëtare e Jerusalemit është i mendimit se kjo i ka hapur rrugën manipulimit të dokumenteve, të cilat sipas tij ata i kanë marrë për të dëmtuar Vakf-in, një strukturë që menaxhon gjithë pasurinë trashëgimore të muslimanëve të Jerusalemit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit