-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ja çfarë ka bërë Leonora Jakupi së bashku me hoxhën e Skënderajit

Më të lexuarat

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, edhe pas festës së Fitër Bajramit ka treguar zemërgjerësinë e saj.

Para kësaj feste në Skenderaj ajo ka ndihmuar familjet nevojtare të qytetit të saj të lindjes në vlerë mbi 2.000 euro, përcjell Drenicapress.

E pas Bajramit së bashku me hoxhën Berat Shatri kanë përfunduar punën e lënë gjysëm, teksa para Bajramit kishin shpërdarë pako ushqimore, një familjes në Prekaz të Ulët i ka premtuar se së shpejti do ta bëj edhe me ujë të pijshëm.

E sot këtë punë e ka konkretizuar duke bërë me ujë të pijshëm një familje në lagjen e Kodralive e cila kishte dy fëmijë jetima të moshës katër dhe dy vjeq.

“Para Bajramit i kemi dërgu ndihma kësaj familje, ku donatore ka qenë edhe Leonora Jakupi dhe i kemi tregu që kjo familje s’ka ujë brenda. Ajo premtoi që këtë problem do ja rregullojmë së shpejti.”

“Dje i kemi ble krejt mjetet e nevojshme çka janë dashur, ndërsa sot kemi qenë nga mëngjesi deri në aksham, kemi hap kanale për vendosjen e gypave, motorin e ujit dhe kjo familje prej sot ka ujë të pijshëm në shtëpi, duke falenderuar kontributin e Leonorës dhe vullnetarëve të shoqatës “Iniciativa Aktiviteti”, ka thënë hoxhë Berat Shatri.

Shatri ka shtuar se aktivitet e tij do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke shpresuar se do të ketë prapë njerëz human si Leonora që nuk harrojnë vendlindjen dhe të varfërit në veqanti.
Leonora Jakupi në shumë interevista nuk e ka fshehur identitetin e saj fetar Islam, ku ka thënë që falet dhe agjëron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit