Ministri amerikan i Luftës, Bill Hegseth, ka shkaktuar zemërim të gjerë në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të një raporti që zbulon shpenzime shumë të mëdha për ushqime luksoze dhe mjete argëtimi për ushtrinë, vetëm brenda një muaji, përpara një sulmi ndaj Iranit.
Sipas raportit, në buxhet janë regjistruar shifra që janë cilësuar si “të tepruara”, ndër to:
• 15.1 milionë dollarë për biftekë Ribeye.
• 6.9 milionë dollarë për bishta karavidhesh (lobster).
• 2 milionë dollarë për gaforre mbretërore të Alaskës.
• 124 mijë dollarë për makina akulloreje.
• Rreth 225 milionë dollarë për mobilie.
• Një piano luksoze me vlerë rreth 98 mijë dollarë për rezidencën e komandantit të Forcave Ajrore.
Sipas raportimit të Anadolu Agency, këto shpenzime kanë ndezur debat të madh në opinionin publik amerikan për mënyrën se si përdoren fondet e ushtrisë.
