3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

350 punonjës shëndetësorë në Indonezi infektohen me Covid pavarësisht vaksinimit

Më të lexuarat

Më shumë se 350 mjekë indonezianë kanë infektuar me Covid-19 pavarësisht se janë vaksinuar me Sinovac dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital, sipas një deklaratë të zyrtarëve. Shumica e mjekëve ishin asimptomatikë dhe janë izoluar në shtëpi, tha Badai Ismoyo, kreu i Institutit Shëndetësor të rrethit Kudus, por dhjetëra janë shtruar spital.

Shumica prej tyre kanë ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Pothuajse të gjithë janë vaksinuar me  Sinovac, sipas Shoqatës Shëndetësore të Indonezisë (IDI). Kudus po lufton me një shpërthim të variantit Delta, i cili besohet se përbën 90% të rasteve në vend.

Përballja me një nga shpërthimet më të këqija në Azi, me më shumë se 1.9 milion raste dhe 53,000 viktima, ka qenë një dëm i madh për mjekët dhe infermierët e Indonezisë. Në të gjithë Indonezinë, të paktën pesë mjekë dhe një infermier kanë vdekur nga COVID-19 pavarësisht se janë vaksinuar.

Në kryeqytetin Xhakarta, radiologu Dr Prijo Sidipratomo tha për Reuters se të paktën një duzinë mjekësh ishin shtruar në spital me COVID-19 në muajin e kaluar, pavarësisht se ishin vaksinuar./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit