9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

15 të arrestuar për “Dokufest”

Më të lexuarat

Rrafsh 15. Ky është bilanci i personave të arrestuar në festivalin e filmit “Dokufest” në Prizren. Të arrestuarit “gips” qëndruan në stacionet policore pasi që kishin konsumuar substanca narkotike.

Njësitet antidrogë të policisë së Kosovës për aq sa ka zgjatur ky festival kanë pasur punë të madhe për të identifikuar dhe prangosur narkomanët të cilët përveç posedimit të substancave narkotike kanë prishur edhe rendin dhe qetësinë publike.
Rastin e prangosjes së 15 personave e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, toger Hazir Berisha.

Ai thotë se të dyshuarit kishin me vete mariuhanë në sasi të ndryshme dhe për këtë janë arrestuar, ndërsa me rastin është marrë kryesisht njësia antidrogë në rajonin e Prizrenit, e cila njësiti kishte hartuar një plan të veçantë operativ.

Toger Berisha tha se, këta të dyshuar, të gjithë shtetas kosovarë dhe të gjinisë mashkullore janë ndaluar për shkak se kanë qenë duke kryer vepër penale: posedimi i paautorizuar i lëndëve narkotike nga neni 229.

“Përveç drogës, policia te këta persona ka konfiskuar edhe para kesh ku mendohet se ishin fituar nga shitja e drogës”, thonë zyrtarët policor. /ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit