1. Dhul-Ka’de është muaji i njëmbëdhjetë hixhri
Quhet Dhul-Ka’de (ذو القعدة) sepse arabët ndalonin luftërat dhe sulmet, “uleshin” nga lufta dhe përgatiteshin për haxh.
Burimi: Lisan al-Arab 3/357; Tefsir Ibn Kethir 4/147.
1. Është prej katër muajve të shenjtë
قال الله تعالى:
﴿ إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ ﴾
(التوبة: 36)
“Numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë… prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë.”
Katër muajt janë:
* Dhul-Ka’de
* Dhul-Hixhxhe
* Muharrem
* Rexheb
Burimi: Kur’an 9:36; Tefsir Ibn Kethir 4/147-148.
1. Hadithi për muajt e shenjtë
قال رسول الله ﷺ:
«إِنَّ الزَّمَانَ قَدِ اسْتَدَارَ كَهَيْئَتِهِ يَوْمَ خَلَقَ اللَّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ، السَّنَةُ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا، مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ، ثَلَاثٌ مُتَوَالِيَاتٌ: ذُو الْقَعْدَةِ وَذُو الْحِجَّةِ وَالْمُحَرَّمُ، وَرَجَبُ مُضَرَ…»
“Viti është dymbëdhjetë muaj, prej tyre katër të shenjtë: tre radhazi — Dhul-Ka’de, Dhul-Hixhxhe, Muharrem — dhe Rexhebi…”
Burimi: Sahih al-Bukhari nr.3197; Sahih Muslim nr.1679.
1. Ndalimi i padrejtësisë në këta muaj
﴿ فَلَا تَظْلِمُوا فِيهِنَّ أَنْفُسَكُمْ ﴾
(التوبة:36)
“Mos i bëni padrejtësi vetes suaj në këta muaj.”
Kjo përfshin:
* mëkatet
* zullumin
* shkeljen e kufijve të Allahut
Burimi: Kur’an 9:36; Tefsir Ibn Kethir 4/148.
1. Fjala e Katades
قال قتادة رحمه الله:
«إن الظلم في الأشهر الحرم أعظم خطيئة ووزرًا…»
“Padrejtësia në muajt e shenjtë është më e rëndë në gjynah…”
Burimi: Tefsir al-Taberi 14/238; Ibn Kethir 4/148.
1. Muslimani duhet t’i madhërojë muajt e shenjtë
Kjo bëhet me:
* bindje ndaj Allahut
* shtim të ibadetit
* largim nga gjynahet
Arabët në xhahilije i madhëronin aq shumë sa nuk merrnin hak as ndaj vrasësit të familjarit.
Burimi: Tefsir al-Taberi 11/440, 2/521; Tefsir al-Qurtubi 6/326.
1. Dhul-Ka’de është prej muajve të Haxhit
قال الله تعالى:
﴿ الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَعْلُومَاتٌ ﴾
(البقرة:197)
“Haxhi është në muaj të njohur.”
Ibn Umeri tha:
«أشهر الحج شوال وذو القعدة وعشر من ذي الحجة»
“Muajt e Haxhit janë Sheuali, Dhul-Ka’de dhe dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhxhes.”
Burimi: Kur’an 2:197; Sahih Bukhari (Muallaq) 2/141.
1. Umreja në Dhul-Ka’de është sunet
Profeti ﷺ i bëri katër umret e tij në këtë muaj.
Burimi:
* Sahih al-Bukhari 1778
* Sahih Muslim 1253
* Sharh Muslim Nevevi 8/235
* Tefsir Ibn Kethir 1/531
1. Vlera e Umres
قال رسول الله ﷺ:
«عُمْرَةٌ فِي رَمَضَانَ تَعْدِلُ حَجَّةً مَعِي»
“Umreja në Ramazan është si një Haxh me mua.”
Dijetarët përmendin se pas Ramazanit, Umreja në Dhul-Ka’de është nga më të vlefshmet.
Burimi:
* Bukhari 1863
* Muslim 1256
* Mexhmu‘ Fataua Ibn Baz 17/431
* Zad al-Ma‘ad 2/91
1. Agjërimi në muajt e shenjtë
قال ﷺ:
«صُمْ مِنَ الْحُرُمِ وَاتْرُكْ»
“Agjëro nga muajt e shenjtë dhe ndërprite.”
Burimi:
* Sunan Abi Dawud 2428
* Lataif al-Ma‘arif fq.119
* Al-Mawsu‘ah al-Fiqhijjah 28/95
1. Takimi i Musait me Allahun
﴿ وَوَاعَدْنَا مُوسَى ثَلَاثِينَ لَيْلَةً وَأَتْمَمْنَاهَا بِعَشْرٍ ﴾
(الأعراف:142)
“I caktuam Musait tridhjetë net dhe ia plotësuam me dhjetë.”
Shumë mufessirë:
30 net = Dhul-Ka’de
10 net = Dhul-Hixhxhe
Burimi:
* Kur’an 7:142
* Taberi 10/414
* Ibn Kethir 3/468
1. Bedri i Vogël
غزوة بدر الموعد
Ndodhi në Dhul-Ka’de, vitin 4 hixhri.
Burimi: Al-Maghazi – al-Waqidi 1/384
1. Martesa me Zejneb bint Xhahsh
Profeti ﷺ u martua me Zejneben në Dhul-Ka’de.
Burimi:
* Al-Isharah Mughaltay fq.252
* Al-Mukhtasar al-Kabir fq.98
1. Hudejbija ishte “Fitore e Qartë”
﴿ إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُبِينًا ﴾
(الفتح:1)
“Ne të dhamë fitore të qartë.”
Enesi رضي الله عنه tha:
«الحديبية»
Pra ajeti flet për Hudejbijen.
Burimi:
* Kur’an 48:1
* Sahih al-Bukhari 4834
* Tefsir al-Baghawi 7/296
* Ibn Kethir 7/325
* Sirah Ibn Hisham 2/308
1. Ngjarje të mëdha në këtë muaj
Gjithashtu në Dhul-Ka’de ndodhën:
* Beteja e Hendekut (sipas disa dijetarëve)
* Beteja e Beni Kurejdhas
* Marëveshja e Hudejbijes
Burimet:
* Uyun al-Athar 2/83
* Al-Isharah fq.259
* Al-Maghazi 2/496
* Sirah Ibn Hisham 2/279
* Al-Bidajah uen-Nihajah 8/10
