Porosi intelektualit musliman nga Ali Tantavi – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Ky tekst i Ali al-Tantawi nuk është vetëm kritikë letrare, por përkufizim i rolit të intelektualit musliman në kohë krize. Ai e zhvendos intelektualin nga pozita e vëzhguesit në pozita e muxhahidit me penë.

Siç thotë ai:

“Sot ne jemi në një betejë me kolonializmin, zjarri i së cilës është ndezur, e shkëndijat e saj janë përhapur në çdo tokë të Islamit. A ke parë ndonjë ushtri në betejë që t’i lërë topat e saj pa i përdorur? T’i harrojë tanket e saj e të mos i vërë në lëvizje? T’i hedhë pushkët e të mos i mbajë? Këtë po bëjmë ne kur i neglizhojmë penat tona dhe nuk i vëmë në shërbim të kësaj përpjekjeje. E ndër armët tona më të mprehta, më depërtuese, më të qëndrueshme me kohën dhe më të fuqishme për të lënë gjurmë, janë pikërisht këto pena. Po ç’kanë këto pena që flenë e nuk zgjohen, ngurosura e nuk lëvizin? Dhe pse disa prej tyre ende merren me lojë e zbavitje, sikur të ishin top festiv që shpërthen me barut të rremë, në mes të kësaj furtune të errët ku vdekja është çmendur?!”
(Në Rrugën e Reformës, fq.17)
Zëvendëso fjalën kolonijalizëm me neoliberalizëm edhe çdo gjë bëhet e qartë.

Ky citat e vendos qartë se pena, mendimi, fjala dhe prodhimi intelektual nuk janë luks kulturor, por pjesë e mbrojtjes së umetit.

Roli i intelektualit musliman sot

Intelektuali musliman nuk duht të jetë vetëm lexues i realitetit, por formësues i tij. Në një kohë ku neoliberalizmi nuk vjen me ushtri, por me ide, narrativë, media, sekularizim, konsumizëm dhe deformim të vetëdijes — “pena” bëhet front.

Roli i tij është:

1. Të ruajë vetëdijen e umetit

Kur masat mpihen, intelektuali zgjon. Ai ruan kujtesën, identitetin dhe busullën e umetit.

1. Të luftojë me dije, jo vetëm me reagim

Sot rezistenca më e vogël është me armë; rezistenca me ide, me shkrim, me arsimim, me prodhim mendimi janë ato më të mëdhat, më të sigurtat dhe më jetëgjatat.

1. Të mos e banalizojë dijen

Ali Tantawi qorton penat që merren me “lojë”. Kjo vlen sot për intelektualin që e shpenzon dijen në polemika sterile, famë personale apo argëtim bosh.

1. Të jetë zë moral, jo vetëm analist

Intelektuali musliman nuk është komentues neutral; ai mban amanet.

1. Ta kuptojë penën si amanet e xhihad

Historia islame u mbrojt jo vetëm me shpata, por me pena:

Historia e dijetarëve musliman është dëshmi e këtoj pohimi. Në çdo shekull kemi patur dijetarë që kanë sakrifikuar çdo gjë në këtë drejtim.

Ata luftuan me ide.

Sfida jonë sot

Rreziku sot nuk është vetëm heshtja, por prodhimi i padobishëm.

Ali Tantawi pyet:
“Po ç’kanë këto pena që flenë e nuk zgjohen?”

Kjo pyetje është pyetje për çdo:
* imam
* studiues
* shkrimtar
* pedagog
* da’i
* mendimtar musliman.

Sepse kur pena fle, narrativën e shkruan tjetri.

Përmbledhje

Intelektuali musliman sot duhet të jetë:
* rojtar i akides
* mbrojtës i identitetit
* prodhues mendimi
* zë i hakut
* muxhahid me penë.

Sepse ndonjëherë një ide e shkruar drejt, mbron një brez të tërë.

Në këtë kuptim, fjala e Ali Tantawit nuk është vetëm kritikë — është thirrje mobilizimi. Pena ose bëhet armë e umetit, ose mbetet “top festiv me barut të rremë”.

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit