12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zgjidhja e emrit të Maqedonisë, kusht për në NATO

Më të lexuarat

Zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë mbetet kusht për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Kjo është ritheksuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë, ka transmetuar gazeta greke “Etnos”.

Sipas tij, pozicioni i NATO-s ka ngelur i pandryshuar sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë dhe se ndryshimi do të ndodhë pas gjetjes së një zgjidhje të pranueshme midis Athinës dhe Shkupit.

“Në vitin 2008 ishte vendosur se ka gatishmëri për të filluar negociatat paraqasëse, por me një kusht që Greqia dhe Maqedonia të mbërrijnë tek një zgjidhje e pranueshme për problemin e emrit. Por, fatkeqësisht, nuk ka pasur përparime në këtë drejtim, ashtu që, vendimin që e kemi sjellë para katër viteve vazhdon të jetë valid”, ka deklaruar Rasmusen. Deklarata e tij vjen vetëm një javë para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çikago të SHBA-ve./ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit