Zgjerohet hetimi për tragjedinë me 59 viktimave në Koçan të Maqedonisë së Veriut

Më të lexuarat

Autoritetet po ashtu njoftuan se kanë zgjeruar ekipin e prokurorëve që do të punojnë në hetimin për përcaktimin e shkakut të tragjedisë.

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut është në përfundim të marrjes në pyetje të rreth 20 personave të dyshuar si shkaktarë të ngjarjes së rëndë në diskotekën e Koçanit, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën së paku 59 persona dhe mbi 150 të tjera u lënduan.

Prokuroria njoftoi sot se po zhvillohen seancat për caktimin e paraburgimit të të dyshuarve në rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit edhe atë për tetë personat në procedurën e deritanishme pritet që në gjykatë të dorëzohet kërkesa për masë sigurie – paraburgim, ndërsa për tre të dyshuarit do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore pasi që edhe ata kanë qenë brenda në diskotekë kur ka rënë zjarri.

Autoritetet po ashtu njoftuan se kanë zgjeruar ekipin e prokurorëve që do të punojnë në hetimin për përcaktimin e shkakut të tragjedisë.

Dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Koçanit, dy prokurorë nga Shtipi si dhe 5 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit po punojnë në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, përfshirë një urdhër për kërkimin e serverëve dhe një kompjuter tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe një urdhër për ekspertizë grafologjike të firmave në disa dokumente të caktuara. Inspektimi në vendin e ngjarjes ka vazhduar edhe sot”, njoftoi Prokuroria publike.

Sipas hetimeve të deritanishme të institucioneve, diskoteka ku shpërtheu zjarri nuk kishte rrjet hidranti dhe zjarrfikës të mjaftueshëm, materiale piroteknike përdoreshin në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as licencë të ligjshme për të kryer aktivitetin, si dhe nuk ishte asnjë marrëveshje me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Në stacionin policor Karposh, gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, dikasteri i të cilit është ndër përgjegjësit për dhënien e licensave për funksionimin e klubeve të natës dhe diskotekave.

Në zjarrin e ndodhur ditën e djeshme në diskotekën Pulse në Koçan, qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut humbën jetën 59 të rinj, ndërsa mbi 150 të tjerë janë në trajtim brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit