Mësime nga beteja e Bedrit – Bekir Halimi
- Sinqeriteti i sahabeve në sakrificën e tyre për kauzën e tyre.
- Dashuria për pasuri nuk duhet të jetë arsye për të dëmtuar kauzat e mëdha. Pa marrë parasysh nevojën edhe rrethanat, kauza duhet të jetë prioritet.
- Lutja është përej shkaqeve të mëdha për fitore në çdo betejë të jetës.
- Besimi dhe veprat e mira janë shkaqet më të mëdha për fitore në një betejë
- Mbështetja në Allahun është prej shkaqeve më të mëdha të fitores
- Xhihadi, lufta për fe, lufta për atdhe, sakrifica për të përhaour të mirën është prej adhurimeve më të mëdha dhe kulmi i fesë Islame.
- Respektimi i Allahut dhe Pejgamberit, ﷺ, pastaj largimi nga mëkatet edhe përçarja janë shkaqe të rëndësishme në fitoren e muslimanëve.
- Nënshtrimi ndaj komandave të komandantit është mësim i rëndësishëm në betetejat tona.
- Mosmarrëveshjet edhe përçarjet janë shkak i dështimit.
- Në momente kritike duhet lënë pas dore mosmarrëveshjet politike, ekonomike, rajonale, fisnore, ideologjike, etj, ashtu sikurse ndodhi me fisin eus edhe hazrexh të cilët me ardhjen e Muhammedit, ﷺ, në Medinë u bënë vëllezër edhe përkrahës të kauzës.
- Sinqeriteti edhe vërtetësia janë shkaqe të fitores.
- Allahu besimtarët e sinqertë i ndihmon me ndihma të jashtëzakonshme, siç ndodhi në Bedër me ardhjen e melaqeve.
- Pjesmarrësit në Bedër janë njerëzit më të mirë në mesin e msulimanëvve, pas Muhammedit, ﷺ.
- Komandantiu duhet të jetë afër ushtarëve të vet, i nxitë edhe i komandontë, lutet për ta dhe u ndihmon.
- Allahu e pranon lutjen e besimtrëve kur i luten Atij edhe i përgjërohen sidomos kur kanë situata të vështira me armikun e tyre. (dërgoi melaqet, i zuri kotja).
- Allahu me Diturinë e Tij absolute i rregullon gjërat pa i planifikuar besimtarët për të ardhur deri te momenti i fitores së Islamit.
- Shejtani i rri afër njeriut edhe ia stolis gjunahet por në momentet kritike edhe ai ik prej tij edhe e braktis, siç bëri ai me idhujtarët në Bedër.
- Mynafikët çdo herë i bëjnë kurtha Islamit dhe muslimanëve, tallen me besimtarët edhe i nënçmojnë, mirëpo ky veprim i tyre as nuk i ndal muslimanët në veprimet e tyre e as u jep atyre fitore.
- Allahu ia kompenson besimtarit pasurinë të cilën e harxhon në rrugë të Allahut.
- Mosbesimi dhe mëkatet janë shkaku kryesor i cili i largon dhuntitë dhe i sjell ndëshkimet.
- Megjithëse kurejshitët u sprovuan me sprova të mëdha para betejës së Bedrit, siç ishte thatësia e madhe, mungesa e ushqimeve, saqë u detyruan të han eshtrat, por kjo nuk ndikoi tek ata, ata vazhduan me idhujtari e mosbesim deri sa erdh beteja e Bedrit ku ata u goditën fuqishëm.
- Armiqtë e Islamit nuk ndalen dhe nuk lodhen në luftën e tyre karshi Islamit, planifikojnë edhe thurrin strategji vazhdimisht me të vetmin qëllim ta zhdukin Islamin, por kot e kanë edhe kjo gjë nuk ka ndidhur atëherë nuk do ndodh edhe sot.
- Sahabet ofruan veten duke flijuar gjithëçka për këtë Fe. Muhaxhirët lanë pasurinë edhe shtëpiat në Meke për të ruajtër fenë e tyre, e në betejën e Bedrit e ofruan edhe shpirtin e tyre, sepse ishin burra të kalitur me besim edhe të gatshëm për çdo sakrificë.
- Muslimanët në çdo rast i zbatojnë marrëveshjet e tyre edhe në raste të luftës. (rasti i Hudhejfes me mushrikët që kërkuan të shkojnë në Medine).
- Jobesimtarët e duan shumë jetën e kësaj bote dhe kujdesen shumë për te. (El-Bekare: 96). Ata duan të jetojnë edhe një mijë vjet.
- Fitoret duhet festuar edhe duhet përhapur lajmin për te.
- Allahu i mposhti jobesimtarët në betejën e Bedrit duke i vrarë shtatëdhjet nga mesi i tyre dhe duke i robëruar shtatëdhjetë tjerë.
- Mashtrimi dhe tradhtia janë veti të jobesimtarëve dhe kjo u dëshmua në rastin e pusit Meune, kur i dhanë garancë besimtarëve edhe pastaj i tradhtuan edhe i kapën dhe i shitën si robër, siç ndodhi me Zejdin edhe Hubejbin. Krejt kjo sepse ata kishin vrarë disa koka kurejshite në betejën e Bedrit.
- Advertisement -