5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zelensky: BE, jo një “supermarket” për rusët e pasur

Më të lexuarat

Këshilla e presidentit ukrainas për Brukselin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje edhe një herë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’u refuzojnë vizat qytetarëve të Rusisë, duke deklaruar se blloku nuk duhet të bëhet “një supermarket ku mund të hyjë kushdo”.

Zelensky tha se kërkesa e tij nuk vlen për rusët që kanë nevojë për ndihmë, sepse ata “rrezikojnë lirinë ose jetën e tyre duke kundërshtuar politikat e presidentit rus Vladimir Putin”.

“Duhet të ketë garanci që vrasësit rusë ose bashkëpunëtorët e shtetit terrorist të mos përdorin viza Shengen”, shpjegoi Zelensky në një fjalim nate, sipas Reuters.

Ai shtoi se ideja thelbësore e Evropës – vlerat e përbashkëta evropiane – nuk duhet të shkatërrohet.

“Kjo është arsyeja pse Evropa nuk duhet të bëhet një ‘supermarket’ ku nuk ka rëndësi kush hyn dhe ku gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të paguajnë vetëm për mallrat”, tha Zelensky.

Zelensky fillimisht bëri thirrje për heqjen e vizave për qytetarët rusë në një intervistë me Washington Post në fillim të kësaj jave. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit