15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rusia paralajmëron SHBA: Mos e hidh këtë hap!

Më të lexuarat

Akti që do çonte, sipas Moskës, në pikën ku “nuk ka kthim”

Moska ka “paralajmëruar” Uashingtonin se marrëdhëniet diplomatike dypalëshe do të dëmtohen rëndë, ndoshta edhe do të ndërpriten, nëse SHBA e përfshin Rusinë në listën e saj të “shteteve sponsorizues të terrorizmit”, tha të premten një zyrtar i lartë rus i diplomacisë, Alexander Darchiev, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Darchiev, shefi i departamentit të Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse, theksoi se nëse Senati amerikan vazhdon me planet për të përfshirë Rusinë në këtë listë të zezë, do të thotë se Uashingtoni do të ketë kaluar pikën nga ku nuk ka kthim.

Muajin e kaluar, dy senatorë amerikanë që kërkonin të miratonin legjislacionin që do ta etiketonte Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit vizituan Kievin për të diskutuar projektligjin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Për Darchiev, nëse ky tekst miratohet nga Kongresi Amerikan, “humbjet kolaterale për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike do të jenë shumë të rënda, do të degradohen dhe madje mund të ndërpriten”.

“Pala amerikane është paralajmëruar”, shtoi ai, sipas TASS.

Të enjten e kaluar, parlamenti i Letonisë e cilësoi Rusinë një sponsor shtetëror të terrorizmit për luftën në Ukrainë dhe u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të vendit baltik që të vendosin sanksione edhe më të gjera ndaj Moskës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit