7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zbulohet tuneli i drogës në kufirin Amerikë-Meksikë

Më të lexuarat

Ushtria meksikane ka zbuluar një tjetër tunel për kontrabandën e drogës në kufirin Amerikë-Meksikë.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se tuneli fillon nën lavamanin e një tualeti brenda një magazine në Tijuana, por ishte i papërfunduar dhe nuk kishte dalje në qytetin amerikan të San Diegos.

Tuneli i kontrabandës, i cili u zbulua të mërkurën, ishte i pajisur me ndriçim dhe sisteme ventilimi.

Zyrtarët thonë se tuneli është rreth 10 metra nën sipërfaqen e tokës, një metër i gjerë, gati dy metra i lartë dhe 150 metra i gjatë.

Tuneli kishte qenë nën vëzhgimin e autoriteteve amerikane prej tre muajsh.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit