21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ylber Hysën nuk e priten mirë në Maqedoni

Më të lexuarat

Ylber Hysa, nuk është pritur edhe aq mirë në Maqedoni. Për ambasadorin e Kosovës në Shkup, është organizuar pritje e nivelit të ulët nga ana e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Ka qenë sekretari shtetëror i MPJ-së, Vllado Misajllovski që ka pranuar dje letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Kosovës, Ylber Hysa, raporton ina.
Në komunikatën e lëshuar nga MPJ-së së Maqedonisë, theksohet se dëshirohet mirëseardhje për përfaqësuesin e ri diplomatik të Kosovës, duke shfaqur edhe shpresën se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve do të kenë intensitet më të lartë me angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët, në interes të të dyja vendeve.
Hysa dhe Misajllovski kanë konstatuar se dyja vendet po shënojnë shkallën e lartë të bashkëpunimit në planin dypalësh dhe shumëpalësh, por u nënvizua pritja kosovare për ndihmën e Maqedonisë në fushën e evrointegrimeve dhe sidomos në planin e liberalizimit të vizave./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit