10.7 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Xhubejr: A. Saudite nuk dëshiron konfliktë të drejtpërdrejtë me Iranin

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil al-Xhubejr deklaroi se nuk dëshirojnë të hyjnë në konflikt të drejtpërdrejtë me udhëheqjen e Iranit, por dëshirojnë vendosjen e embargos ndaj këtij vendi.

Xhubejr bëri deklarata të rëndësishme për kanalin televiziv amerikan CNBC në lidhje me zhvillimet “e nxehta” rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Në lidhje me raketën balistike të lëshuar ndaj kryeqytetit Riad të Arabisë Saudite nga ana e Jemenit, shefi i diplomacisë saudite tha: “Kjo raketë ishte e ngjashme me atë të prodhimit iranian që u lëshua nga Jemeni më 22 korrik ndaj provincës Yenbu të Arabisë Saudite”.

Xhubejr pretendoi se raketa në fjalë është dërguar fshehurazi në Jemen, ku është montuar nga ana e ekspertëve ushtarak të Hizbullahut dhe Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa shtoi se këta ekspert koordinuan sulmin ndaj Arabisë Saudite dhe trajnuan personat që e përdorën atë.

Ministri i Jashtëm saudit theksoi se lëshimi i raketës ndaj Arabisë Saudite llogaritet si shkak për luftë, ndërsa bëri të ditur se nuk dëshirojnë ndonjë konflikt të drejtpërdrejt me Iranin.

Xhubejr tha se do të dëshironte që Kombet e Bashkuara të vendosin sërish embargo ndaj Iranit për shkak të shkeljeve të rezolutave, ndërsa komunitetit ndërkombëtar i bëri thirrje të bashkëveproj në lidhje me këtë çështje.

Kreu i diplomacisë saudite gjithashtu i bëri një vlerësim edhe dorëheqjes së Kryeministrit të Libanit, Saad Hariri, të cilën ai e publikoi gjatë një konference për shtyp të organizuar në Riad.

“Hizbullahu i përkrahur nga Irani ka vënë në dorë sistemin libanez. Të gjitha iniciativat të ndërmarra nga Saad Hariri pengoheshin nga Hizbullahu. Ne Hizbullahun e cilësojmë si organizatë terroriste. E gjithë bota duhet ta dijë dhe ta pengoj këtë. Ata duhet të parandalohen pa marrë parasysh se ku ndodhen”, deklaroi Xhubejr.

Duke e bërë të ditur se nuk është e mundur që të lejohet që Libani të bëhet burim i vështirësive për Arabinë Saudite, ministri Xhubejr tha: “Populli libanez nuk është përgjegjës për këto zhvillime, sepse Hizbullahu dominon mbi popullin dhe ne duhet ta gjejmë një zgjidhje për këtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit