5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Xhamia e Londrës siguron vakte iftari për punëtorët shëndetësorë, dhe ata në nevojë

Më të lexuarat

Ballina Lajmet Rajon dhe Botë
Xhamia e Londrës siguron vakte iftari për punëtorët shëndetësorë, dhe ata në nevojë
April 15, 2021

Xhamia e Londres dhuron iftare
Xhamia më e ngarkuar e Londrës do të sigurojë mijëra vakte iftari për ata në nevojë dhe punëtorët e spitalit të afërt këtë Ramazan.
Çdo vit, Xhamia e Londrës Lindore dhe Qendra Myslimane e Londrës pret qindra njerëz në mbrëmje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit për iftar.
Mirëpo, kjo do të jetë e pamundur gjatë Ramazanit 2021 për shkak të kufizimeve të koronavirusit dhe në vend të kësaj xhamia do të shpërndajë vaktet e iftarit për punëtorët e vijës së parë në Spitalin Mbretëror të Londrës dhe njerëzit lokalë në nevojë.
Iniciativa e iftarit financohet përmes dhurimeve dhe çdo vakt kushton 3£ (4.12 dollarë).
Për shkak të numrit të madh të donacioneve në vitin 2020 dhe mbylljes së xhamisë mes mbylljes kombëtare, fushata financoi vakte iftari edhe në Bangladesh.
Vaktet ndryshojnë, por gjithmonë është zgjidhja me mish dhe ajo vegjetariane, dhe përfshihen fruta, hurma dhe një shishe ujë ose lëng.
Xhamia u ka siguruar vakte punëtorëve të vijës së parë në baza javore gjatë pandemisë.
Xhamia gjithashtu siguron me ushqime rreth 200 persona në lagjen Tower Hamlets të Londrës, ushqime të gatuara dhe pako higjienike kur është e nevojshme.
Ata që e gjejnë veten në vështirësi financiare gjatë pandemisë mund të kërkojnë një vakt iftari nga xhamia si pjesë e fushatës.
Nëse mbledhim para të mjaftueshme, ne gjithashtu do të financojmë iftare në vendet e tjera që janë në gjendje të rënda siç është Jemeni, thonë organizatorët. /Mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit