8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiç, Kosovën në “majë të gjuhës” në OKB

Më të lexuarat

Presidenti serb: Kundër Serbisë, një fushatë e ndyrë!

Serbia ishte dhe do të jetë faktor stabiliteti në të gjithë rajonin”, tha Vuçiq në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shtuar se Serbia e mbështet Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit për BiH, pavarësisht të pavërtetave që mund të dëgjohen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shfaq i vetëviktimizuar në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke thënë se “kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride dhe një fushatë e ndyrë në një pjesë të publikut ndërkombëtar”, duke ilustruar këtë me vlerësimet se Serbia është një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe se gjoja do të sulmojë fqinjët e saj.

“Serbia ka qenë dhe do të jetë faktor stabiliteti në të gjithë rajonin”, tha Vuçiç në fjalimin e tij në asamble, duke shtuar se Serbia e mbështet Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit për Bosnjën, përkundër të pavërtetave që mund të dëgjohen.

Serbia karakterizohet si faktor potencial destabilizues në rajon vetëm sepse nuk duhet ta thoshte të vërtetën – se parimi i paprekshmërisë së kufijve duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, tha presidenti serb, duke anashkaluar luftrat në ish-Jugosllavi me autorë serbët, duke shkaktuar dhe genocid e masakra në civilë.

“Padrejtësia e kryer kudo është kërcënim për drejtësinë dhe paralajmërim për të gjithë”, tha Vuçiç dhe theksoi se Beogradi nuk heq dorë nga parimi i paprekshmërisë së kufijve, duke nënkuptuar me këtë se Kosova e shkëputur është territor serb.

Ai vlerësoi gjithashtu se debati i këtij viti në New York po zhvillohet “në kushte të paqes së trazuar botërore në një shkallë të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe themelimi i OKB-së”.

Rasti i Kosovës

Serbia, theksoi ai, respekton integritetin e Ukrainës, por politika e sanksioneve e vendosur kundër Federatës Ruse, sipas tij, “nuk mund të sjellë rezultate të mira për askënd”.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka dëgjuar nga asnjë bashkëbisedues “një përgjigje racionale për pyetjen se cili është dallimi në mes sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, i cili është “shkelur rëndë” në rastin e Kosovës”.

Sipas tij, fakti që pas përfundimit të konfliktit të armatosur u nënshkrua një marrëveshje me NATO-n, dispozitat e së cilës parashikonin miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk i pengoi shumë vende perëndimore që të shkelnin edhe një herë integritetin territorial të Serbisë, duke njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se Beogradi do të vazhdojë bisedimet me Prishtinën nën patronazhin e Bashkimit Evropian “sepse është më mirë të negociohet për njëqind vjet sesa të luftohet për një ditë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit