Vritet një grua nga të shtënat e një agjenti të emigracionit në Minneapolis, SHBA — U dyshua gabimisht si emigrante

Më të lexuarat

Një grua u vra nga të shtënat e një punonjësi të Agjencisë Amerikane të Emigracionit në qytetin Minneapolis. Viktima, Renee Nicole Good, 37 vjeçe dhe nënë e një fëmije 6-vjeçar, humbi jetën pasi u qëllua nga një agjent federal.

Sipas Department of Homeland Security, gruaja ishte një “person i dhunshëm që po shkaktonte trazira” dhe dyshohet se kishte tentuar të përplaste me makinë punonjës të Immigration and Customs Enforcement (ICE).

Megjithatë, kryetari i bashkisë së Minneapolisit, Jacob Frey, e kundërshtoi këtë version, duke deklaruar:

“Ky është një agjent që e përdori autoritetin e tij në mënyrë të pamatur, gjë që çoi në vrasjen e një personi.”
Ai u kërkoi zyrtarëve të ICE-s të largohen nga qyteti, duke përdorur gjuhë të ashpër.

Në një postim në platformën Truth Social, Donald Trump deklaroi se një oficer i ICE-s ishte përplasur “në mënyrë brutale” dhe shtoi:

“Është e vështirë të besohet se ai është ende gjallë, por aktualisht po shërohet në spital.”

Ndërkohë, guvernatori i Minesotës, Tim Walz, hodhi poshtë versionet federale të ngjarjes. Në reagim ndaj një postimi të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare, ai shkroi:

“Mos e besoni këtë makinë propagande.”
Walz theksoi se shteti do të garantojë një hetim të plotë, të paanshëm dhe të shpejtë për të siguruar përgjegjësi dhe drejtësi.

Burimi: BBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit