Tifozi që kujton Patrice Lumumbën dhe krimin kolonial në Afrikë

Më të lexuarat

Ky tifoz quhet Koka Moladinga.
Ai ndjek ndeshjet e kombëtares së Kongos i veshur me kostum të plotë dhe kravatë. Gjatë gjithë ndeshjes qëndron në këmbë, me dorën e ngritur, i palëvizur. Më pas bëhet e qartë qëllimi i tij: ai nuk kërkon vëmendje, por dëshiron t’i kujtojë botës një histori të dhimbshme nga Afrika – historinë e Patrice Lumumba.

📌 Në vitin 1960, Patrice Lumumba u bë kryeministri i parë i zgjedhur i Kongos, pas pavarësisë nga Belgjika.

📌 Në fjalimin e pavarësisë, ai e kritikoi hapur kolonializmin belg përballë mbretit Baudouin, duke theksuar se pavarësia e Kongos ishte fryt i luftës dhe vuajtjes së popullit, dhe premtoi një të ardhme të ndërtuar mbi liri dhe dinjitet.

📌 Vetëm disa muaj pas pavarësisë, vendi u përfshi nga kaosi: kryengritje të armatosura dhe shkëputja e krahinës së pasur me minerale, Katanga.

📌 Belgjika ndërhyri ushtarakisht, ndërsa Lumumba kërkoi mbështetje nga Bashkimi Sovjetik.

📌 Ai u shkarkua dhe më pas u rrëzua përmes një grushti shteti të udhëhequr nga Joseph Mobutu, me mbështetje perëndimore, dhe u arrestua.

📌 Më 17 janar 1961, Lumumba u ekzekutua së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij në Katanga, nën mbikëqyrje belge.

📌 Trupi i tij u tret me acid në mënyrë barbare; e vetmja gjë që mbeti ishte një dhëmb, i cili iu kthye familjes së tij vetëm në vitin 2022.

📌 Pavarësisht vrasjes së tij, Lumumba mbeti simbol i rezistencës kundër kolonializmit.

📌 Dokumente të deklasifikuara zbuluan përfshirjen e CIA në eliminimin e tij.
**“Fjalimi i lotëve, gjakut dhe zjarrit”

që vulosi fundin e Patrice Lumumbës**

Kjo ishte pjesa jonë nga tetëdhjetë vjet sundim kolonial:
plagët tona janë ende të njoma dhe dhimbja e tyre është më e madhe se sa të harrohet.

Ne u detyruam në punë të rëndë për paga që nuk na shuanin urinë,
që nuk na siguronin veshje,
as strehë të denjë,
dhe na mohonin të drejtën t’i rrisnim fëmijët tanë me kujdesin që meritojnë.

U hodhën mbi ne tallje, fyerje dhe grushte
në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje,
vetëm sepse ishim “zezakë” (nègre).
Kush mund ta harrojë se njeriu me ngjyrë thirrej me përemrin “tu”,
jo nga afërsia,
por sepse “vous”, përemri i respektit,
ishte privilegj i rezervuar vetëm për njeriun e bardhë?

Nuk kemi harruar se pallatet e qyteteve ishin për të bardhët,
ndërsa kasollet e rrënuara për zezakët;
se njeriut me ngjyrë nuk i lejohej hyrja në kinema,
në restorante apo në dyqanet “evropiane”;
se ai udhëtonte në hambarët e anijeve,
poshtë këmbëve të të bardhëve
që udhëtonin në kabinat e tyre luksoze.

Kush mund ta harrojë ndonjëherë plumbin
që u rrëmbeu jetën shumë vëllezërve tanë?
Ose qelitë e errëta ku, pa mëshirë,
u mbyllën pas hekurave ata që refuzuan t’i nënshtroheshin
një sistemi padrejtësie, shtypjeje dhe shfrytëzimi,
të cilin kolonizatorët e përdorën si mjet të sundimit të tyre?

Të gjitha këto, o vëllezërit e mi,
na kanë hedhur mbi supe një vuajtje të papërshkrueshme…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit