12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vritet babai, plagoset i biri në Pejë

Më të lexuarat

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur para pak çastesh në Pejë.

Burime të Telegrafit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në një konflikt në lagjen Dardania në Pejë rreth orës 15.30, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se ishin sulmuar babë e bir, me ç’rast babai Idriz Gega ka mbetur i vdekur ndërsa i biri i tij, Ferid Gega është plagosur.

I plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Mjekja kujdestare e Spitalit të Pejës, Sahadete Sylqa, ka konfirmuar vdekjen dhe plagosjen. Ajo ka thënë për KALLXO.com se dy persona janë pranuar në Emergjencë rreth orës 15:30.

“Pacienti, një burrë i moshuar, ka pasur lëndim të rëndë në kokë me mjete therëse (sëpatë). Ai ka ardhur në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije. Me gjithë përpjekjet e ekipit të mjekëve viktima ka ndërruar jetë“, ka thënë Sylqa.

Ndërsa, për pacientin e dytë ajo ka thënë se ai ka ardhur me një plagë nga arma e zjarrit në pjesën e stomakut.

 

“Pasi i është bërë CT-ja e stomakut vërehet prania e plumbit dhe pacienti është futur në sallën e operacionit. Për momentin pacienti është jashtë rrezikut për jetë“, tha mjekja Sahadete Sylqa.

Mësohet se sulmuesi është Rrezak Lonçari, kurse policia ka dalë në vend të ngjarjes për të hetuar rastin. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit