16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vrau shqiptarin, dënohet me 26 vite burg rumuni

Më të lexuarat

Një 27 vjeçar rumun është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e shqiptari Piro Moçka.
Viktima u godit me thikë për vdekje në oborrin e një klubi nate midis datë 6 dhe 7 shtator të vitit 2014, transmeton oranews.

Konflikti i momentit, mbase për shkak edhe të përdorimit të alkoolit, degjeneroi me përdorimin e armës së ftohtë nga ana e shtetasit rumun, Vasile Izvoranu.

Moçka u dërgua me urgjencë në spital nga miqtë e tij, por nuk arriti të mbijetonte.

Menjëherë pas ngjarjes, Izvoranu me vëllanë e tij u larguan nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar një ditë më vonë nga policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit