14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vrasje mbrëmë në Tetovë – A e din sa mëkat i madh është vrasja?!

Më të lexuarat

U vra një njeri sonte, u hasmuan familjet u mërziten fëmjitë gratë e pleqtë, kjo në këtë dynja po në të tjetrën çka na pret vetëm një Zot e din!

Vrasja është mëkat nga 7 të mëdhajat ku përpos Xhehenemit vrasësi mer mallkimin e Allahut,

“Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.”

Nisa 93

Para se të hyni në bela mendoni këto punë a vlen apo jo të marish armën me vehte në qerrim hesapesh, përkujto porositë e më të Dashurit tonë Muhammedit (sallahu alejhi ve selem) i cili thotë:

“Kur dy myslimanë ndeshen me shpata me njëri-tjetrin edhe vrasësi edhe i vrari janë në Zjarr. Për vrasësin është e qartë, po i vrari pse është në Zjarr? – e pyeta. “Është në Zjarr, ngase edhe ai kishte shumë dëshirë ta vriste shokun e tij

(Buhari Muslim)

 

Përkujto këshillën e të Dërguarit (salallahu alejhi ve seleme) ne rast të hasmisë:

“Bëhu rob i Allahut që ju ka bë e e padrejta e mos u bo zullumqar…”

 

Përkujto Hadithin:

Mos ia kini xhelozinë njëri-tjetrit, mos e mashtroni njëri-tjetrin, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinen, mos garoni njëri me tjetrin ne shitblerje dhe bëhuni robët e Zotit, vëllezer. Muslimani është vëllai i Muslimanit, nuk i bën dhunë atij, nuk e le (ne baltë), nuk e gënjen, nuk e nënçmon ‘Takvalleku është këtu’, dhe tregoi në kraharorin e tij tri herë. Për një njeri është e keqe e mjaftueshme që ta nënçmoje vëllain musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.”
(Muslimi)

 

Falja shokut, falja vëllait fito Xhennetin fito rahmetin, dëboje shejtanin, kënaq Rahmanin, prano nençmimin dhe sharjen nga vëllai jot por asesi mos shkrep armën se pasojat janë të mëdhaja në dynja e më të mëdhajat vijnë në Ahiret…

Allahu na bashkoftë dhe na mëshiroftë në këtë natë xhumaje!

S.SH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit