12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Votimi i fundit – liberalizimi i vizave për Kosovën sot në Parlamentin Evropian

Më të lexuarat

Sot në seancën e Parlamentit Evropian në rend dite do të jetë liberalizimi i vizave për Kosovën, votim ky i  fundit në këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.

Votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian pritet të jetë nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024, shkruan Telegrafi.

Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian

Gazetarja e televizionit publik, Gjeraqina Tuhina, ditë më parë njoftoi se votimi në Parlamentin Evropian nënkupton kjo se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, tha të hënën Tuhina.

“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi ajo.

Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Më pas më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, më 9 mars Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në lexim të dytë “Komisioni për Drejtat Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme i Parlamentit Evropian ka miratuar përfundimisht liberalizmin e vizave për Kosovën më 23 mars 2023. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit