7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vlera e Hafizit të Kuranit në Xhenet – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

يجيء صاحب القرآن يوم القيامة فيقول القرآن يا رب حله فيلبس تاج الكرامة ثم يقول يا رب زده فيلبس حلة الكرامة ثم يقول يا رب ارض عنه فيرضى عنه فيقال له اقرأ وارق ويزداد بكل آية حسنة 

 رواه الترمذي وحسنه وابن خزيمة والحاكم وقال صحيح الإسناد   

“Hafizi i Kuranit ku do të del në Ditën e Gjykimit, Kurani do të lutet për te dhe do të thotë: O Zot, vishe, e Allahu do ta vesh me kurorë të nderit. Pastaj përsëri do të lutet: o Zot shtoje! Do ta vesh me petk të nderit. Pastaj do të lutet: o Zot ji i kënaqur prej tij, e Allahu do të tregon se është i kënaqur me te. Pastaj do t’i thuhet: lexo dhe ngjitu, e për çdo ajet do të fiton nga një të mirë”. (Hadithi është Hasen, e transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët).

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

[ يقال لصاحب القرآن اقرأ وارتق ورتل كما كنت ترتل في الدنيا فإن منزلتك عند آخر آية ( كنت ) تقرأ بها ] . ( صحيح ) .

“Shoqëruesit të Kuranit (Hafizit) do t’i thuhet në ditën e Gjykimit: lexo dhe ngjitu lartë në Xhenet. Lexo ashtu si ke lexuar në dynja, sepse vendi yt në Xhenet do të jetë në ajetin e fundit, të cilin e lexoje”. (Hadithi është sahih. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët).

Shejh Albani, rahimehullah, thotë:

“Qëllimi me “Shoqëruesit të Kuranit” është ai që e ka mësuar Kuranin përmendsh, sikurse përmendet në hadithin tjetër: “Le të del Imam ai që lexon më shumë Kuran” dmth. ai që di përmendsh më shumë Kuran. Dallimi në gradat e xhenetit lidhet me dallimin e memorizimit të Kuranit në dynja dhe nuk lidhet me sasinë e leximit të Kuranit atë ditë, sikur mund ta kupton gabimisht dikush. Ky hadith na tregon qartë vlerën që ka Hafizi i Kuranit. Por kjo vlerë është e kushtëzuar që të jetë për hir të Allahut e jo për dynja, dinar e dirhem. Sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë:

أكثر منافقي أمتي قراؤها

“Shumica e mynafikëve të Ymetit tim do të jenë lexuesit e Kuranit”. (Hadithi është sahih, transmeton Ahmedi dhe të tjerët). (Shih “Vargu i haditheve të vërteta”, 5/284).

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit