6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vizitë Universitetit Nënë Tereza

Më të lexuarat

Kryetari I BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shoqërinë e Prof. Dr. Shaban Sulejmanit – Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof Ibrahim Idrizi – Drejror gjeneral i SHMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup dhe Prof. Jusuf Zimeri – Përgjegjes i Sektorit për arsim në BFI, më 20.06.2022 vizituan Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ku u pritën nga Rektori Prof Dr. Izet Zeqiri me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Në këtë takim të udhëhequr nga Reisul Ulemaja, delegacioni i BFI uroi zgjedhjen e Prof Dr. Izet Zeqirit në postin e Rektorit të Universitetit “Nëna Tereza” në Shkup, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të reja në udhëheqjen e këtij institucioni të lartë.
Rektori Prof Dr. Izet Zeqiri falënderoi Kreun e BFI dhe Delegacionin në fjalë për urimet dhe dëshirat e sinqerta. Më pas u bisedua për shumë çështje rreth arsimit dhe vlerave tjera në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Gjithashtu u bisedua edhe për akreditimin e Medresesë “Isa Beu” – Shkup.
Në fund të dyja palët u morën vesh për një bashkëpunim të mirëfilltë në sfera të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit