10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vitaminat

Më të lexuarat

Vitaminat, llojet dhe roli i tyre

Vitaminat janë elemente bazike nutritive me rëndësi të veçantë në zhvillimin e shumë proceseve fiziologjike të rëndësishme për jetën.

Vitaminat ndahen në dy grupe të mëdha:

1. Lipo-solubile, të cilat treten dhe absorbohen me
yndyrërat.Në këtë grup bëjnë pjesë vitaminat: A, D, E dhe K.

2. Hidro-solubile, të cilat treten në ujë. Në këtë grup bëjnë pjesë vitaminat: C dhe B kompleks.

Vitamina A:

Eshtë e nevojshme për zhvillimin e trurit, për të pamurit, dhe për një lëkurë të shëndetshme. Këtë vitamin mund ta gjejmë në mëlçi, mishin e peshkut, të kuqët e vesë, gjalp, në qumësht dhe tek perimet e verdha.

Vitamina D:

Luan një rol tejet të rëndësishëm në metabolizmin e eshtrave. Ndikon në formimin dhe kalcifikimin e indit ashtëror dhe rregullon absurbimin e kalciumit nga trakti intestinal. Ky funksoin është sidomos i rëndësishëm gjatë fazës së rritjes së shpejtë, te i posaliduri. Gjendet te vaji i peshkut, qumështi dhe gjalpi.

Vitamina E:

Është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e trupit. Gjendet tek vajrat bimore si dhe te gruri, orizi, sallata të gjelbëra, arra, farat e kungullit.

Vitamina K:

Luan rol shumë të rëndësishëm në procesin e kuagulimit të gjakut. Këtë vitamin e gjejmë tek mëlçia, domatet, kungulli, lulelakra, spinaqi dhe perimet me gjethe të gjelbra.

Vitamina C:

Kjo vitamin ndikon në rritjen e imunitetit, mbrojtjen e trupit nga sëmundjet mikrobike. Gjakderdhja e gingivale është si pasojë e çrregullimit të endotelit të kapilarëve nga mungesa e vitaminës C. E gjejmë në pemë dhe perime.

Vitamina B:

B complex vitaminat janë: Vitamina B1, B2, B3, dhe B6. Është e nevojshme për oreksin, sistemin tretës atë nervor si dhe luan rol në metabolizmin brendaqeliqor si dhe në hematopoezë. E gjejmë në dridhëra, oriz, perime, mëlçi dhe në vezë./pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit