11.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Vijuesit e mësimbesimit nga Gjakova vizituan memorialin Adem Jashari në Prekaz dhe Medresenë Alauddin në Prishtinë

Më të lexuarat

Vijuesit e mësimbesimit nga Gjakova vizituan memorialin Adem Jashari në Prekaz dhe Medresenë Alauddin në Prishtinë


Departamenti i Gruas pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës i kryesuar nga dr. Violeta Smajlaj, me mualimet mr. Mexhide Haxhiu, Fitore Islami dhe Enkeleda Haxhikadriu dhe vijuesit e mësimit të besimit vizituan memorialin Adem Jashari në Prekaz, e më pas Medresenë Alaudin në Prishtinë.

Drejtori i medresesë, prof. Fadil Hasani, i njoftoi për së afërmi të pranishmit me ambientet, kushtet dhe programin e kësaj shkolle të begatë, informoi për historikun e pasur dhe rëndësinë e Medresesë përgjatë dekadave, në aspektin arsimor, edukativ dhe kulturor.

Fëmijët nga Gjakova shijuan dhe u kënaqën me atë panë në medrese dhe me informimin për shkollën më të dashur, SHML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë.

Shetitja përfundoi me pjesën argëtuese me lojëra për fëmijë në Vita Land në Fushë Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit