11.6 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Verberim kolektiv

Më të lexuarat

Ne vendin e dritave te vitit te ri, me shpresen qe do bie bore dhe do ta beje me romantike reflektimin shumengjyresh te bores se perzier me grimcat e tymit te Obiliqit.

Bora do te mbuloje berllogun ne cdo cep te vendit, ato kamioneta te prishura e karroseri te automjeteve te importuara qe kane shenderruar vendin ne varrese masive.

Po, nese bie bore e madhe edhe ato mund te duken si plisa te bardhe, se paku edhe per disa jave. Jeni verberuar para berrlogut apo dritat e vitit te ri po ju marrin syte apo nga inati duhet harruar kaosin ne trafik, spitalet e vdekjes dhe rezultatet e analfabetizimit kolektiv.
Ne nje qoshe te nje kafe te Prishtines shef dehjen e ekipit te propagandes mediale duke mastrubuar per lidhjen e tyre me qendren e mendjes se krimit , e vetmja falje per ta eshte se nuk ka se cfare te bejne, vleren e kane te degjuar dhe fatkeqesia e tyre eshte se nuk kane perjetuar se cfare do te thote te jeshe gazetar me ndere, pa tender dhe pa qene ne sherbim te djallit.

E mira tjeter eshte se kthehen shume shpejt, se jane kameleon, ashtu siq jane sot injorant per demin qe bejne e si i njollosin gazetarine e koleget e tyre qe ne dhoma te fohta e me nje page gazetari bejne punen e tyre me ndere, ashtu njejte do te jene injorant ndaj “shefave te tyre” qe nje dite ju vie radha per te mos qene shefa te shefave.
Dhe ne nje fshat pas kodres se Janjeves ku rryma nuk ka ardhur qe 48 ore apo ne nje paralagje te Fushe Kosoves, nje e qartur bisede po ndodhe nen driten e mekur te kandilit qe djeget me shpejtesi se eshte kandil fallco per te shitur me shume.

Pse nuk e kane bere internetin me qirinje-, ndoshta do te kishim gjetur nje bilete te lire per te ikur!? Ikja eshte me lehte para se t’i bie ndermend dikuj qe ne “teatrin” e PRONTO&RIINVEST+ te ndertoje nje mure te madh rreth e rrotull per te shpallur shtetin modern, akropolisin e tenderave, ministrave e zevendesministrave, kryevendin e ndertimeve ilegale, te korrupcionit dhe papunesise.

Per te hyre ne kete akropolis duhet te pritet me nga tete ore e per te dale duhet pritur me dite te tera ne kufinjet e ambsadave te fortifikuara permbrenda mikroakropoliseve te vehta, aty ku nuk ndalet rryma dhe ajri nuk eshte i ndyte.
Ne vendin ku mjeku her ja qellon e here nuk ja qellon, gazetari per tenderin qe e ka ne mendje nuk ja qellon me qellim, polici eshte i detyruar mos me ja qellu e gjyqtari habitet si eshte e mundur me qene 400 mije lende te pambaruara. Veshtire ja qellon, sepse mendjen e ka diku tjeter./HakiAbazi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit