12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vendimi mbi këngët e lejuara?

Më të lexuarat

Nëse këto enashide (këngë me motive fetare) kanë kuptim islamik dhe nënkuptoj këtu që nuk shoqërohen me asnjë instrument muzikor, def, daullë ose të ngjajshme me këto atëherë nuk ka asnjë problem në këtë. Megjithatë është e nevojshme për të shpjeguar një kusht të rëndësishëm për lejueshmërinë e tyre; duhet të jenë pa asgjë që bie në kundërshtim me sheriatin, të tilla si tepërimi (në lavdërimet ndaj Pejgamberit ose ndokujt tjetër) dhe të ngjajshme me këte. Pastaj një tjetër kusht është që kjo nuk duhet të bëhet një zakon sepse i shmang këto dëgjues [dëgjues të enashideve] nga recitimi i Kur’anit i cili është i inkurajuar në sunnetin e pastër profetik. Si dhe se kjo i shmang ata nga kërkimi i dijes së dobishme dhe thirrja tek Allahu, subhanehu ve teala.

Përsa i përket përdorimit të defeve në enashide, atëhere kjo gjë është e lejueshme për gratë kur janë midis vetë tyre dhe jo për burrat dhe ate vetëm në Bajram ose në dasma.
Shejh Muhammed Nasirud-din el-Albani
Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit