8.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kryerja e nevojës në drejtim të kibles

Më të lexuarat

Pyetje:

Si është çeshtja e kryerjes se nevojës në drejtim të kibles, kur është e ndaluar, a ka dallim kur ja kthejmë shpinen kibles dhe kur jemi me fytyrë drejtë saj, pastaj kur jemi ne ambiente të hapura (fusha, livadhe)?

Shpresoj të isha qartë!

Përgjigjeja:

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “kur të ulet dikush të kryen nevojën e tij të mos kthehet kah kibleja dhe të mos ia kthen shpinën”. Muslimi.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

Kur të shkoni të kryeni nevojën mos u drejtoni kah kibla dhe mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja apo nga perëndimi”. Buhariu dhe Muslimi.

Ibën Omeri, radijallahu anhu, thotë: një ditë hipa mbi shtëpinë e Hafsës, (motrës së vet) dhe pash Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke kryer nevojën i drejtuar nga Shami dhe i kishte kthyer shpinën Qabes”. Buhariu dhe Muslimi.

Xhumhuri i fukahave, prej tyre Maliku, Shafiu dhe Ahmedi janë të mendimit se ndalesa është për në vende të hapura, ku nuk ka pengesë mes tij dhe Kibles, kurse brenda ndërtesave lejohet të drejtohesh apo t’ia kthesh shpinën.

Kurse tjerët, Ebu Hanifeja dhe si mendim e ka zgjedhur edhe Ibën Tejmiu, mendojnë se ndalohet drejtimi apo kthimi i shpinës Kibles gjatë kryerjes së nevojës, qoftë në hapësirë apo brenda ndërtesave.

Shiko: El-Mugni, 1/107, Hashijetu Ibën Abidin, 1/554 dhe Meusuatul-fikhije, 5/34, Fetaval-Lexhnetud-Daime, 5/97.

Mervan Esferi thotë: ishim me Ibën Omerin, radijallahu anhu, i cili e ndali devenë në drejtim të Kibles dhe u ul të urinoj në drejtim të saj. I thashë: Ebu Abdurahman, a nuk është kjo vepër e ndaluar? Tha: kjo është e ndaluar në hapësirë, mirëpo nëse mes teje dhe kibles ka diçka si perde, nuk ka gjë. Ebu Davudi dhe Hakimi. Imam Ibën Haxheri e ka vlerësuar si Hasen, gjithashtu edhe shejh Albani, rahimehumullah.

Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Buhariu pa zinxhir, (mualak), të cilin hadith shumica dërmuese e dijetarëve të hadithit e llogarisin si të saktë, nga Xhabir ibën Abdullahi, radijallahu anhu: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndaloi ti drejtohemi kibles me urinim, kurse një vjet para se të vdiste e pash duke urinuar në drejtim të kibles”.

Këto dy transmetime janë baza e dijetarëve që thonë se duhet bërë dallimin mes urinimit në vend të hapur dhe urinimit në vend të mbyllur, në ndërtesa.

Allahu e di më së miri, por nga ajo që kam lexuar dhe shfletuar më herët në lidhje me këtë temë dhe kjo që paraqita tani del se ndalesa ka të bëjë për kryerjen e nevojës në fushë, livadhe dhe vende të hapura dhe jo në vende të mbyllura, shtëpi, apo ndërtesa. Edhe pse kultura e muslimanëve tanë, po flas për Shkup, ka qenë e tillë që të mos ndërtohen tualetet në drejtim të kibles ose me shpinë nga kibleja, por të ngelë kibleja në të majtë apo në të djathtë. Kjo ka ardhur si rezultat i edukatës që kanë lënë hoxhallarët e mëhershëm te xhemati ynë, Allahu i shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

Allahu e di më së miri!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit