10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdon dialogu në Bruksel, në fokus zbatimi i sekuencuar i Marrëveshjes bazë dhe Aneksit të zbatimit

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi një ditë më parë ka udhëtuar drejt Brukselit, gjersa sot në Bruksel pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut.

Në fokus do të jetë zbatimi i sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit.

Javë më parë, Bislimi kishte thënë se ideja për sekuencim ishte e ndërmjetësit Lajçak, ku njëra palë bën diçka, dhe pastaj pala tjetër dhe kjo sipas tij është bërë që të mos krijohet një disbalanc ku njëra palë merr shumë e nuk është e detyruar të ofrojë diçka.

Ndërkaq, para takimit të së hënës të 15 majit në Bruksel përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës që po lëmë pas dhe për takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është mirë që jam kthyer në Bruksel pas vizitës sime në Kosovë dhe Serbi, ku udhëtova për të përgatitur terrenin për raundin tjetër të takimit të kryenegociatorëve [ Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq] në Bruksel”.

Ai tha se gjatë javës që shkoi ndalesa e tij e parë ishte në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi.

“Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj në Ohër. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka thënë Lajçak, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se më pas ka vazhduar vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

“Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, ka thënë Lajçak.

Ndërmjetësi në dialog, ka thënë se vizita e tij vazhdoi në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

“Gjatë takimit tonë, ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit për t’u përgatitur për takimin në Bruksel që do të zhvillohet nesër. Pres që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat eardshëm konkretë drejt zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit