7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë reagon ndaj presioneve për “pranimin e homoseksualitetit”

Më të lexuarat

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka reaguar ndaj presioneve për “pranimin e homoseksualitetit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë bëri një deklaratë me shkrim e cila mban nënshkrimin e kreut të Unionit, Ahmad al-Raysuni dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ali al-Karadagi.

“Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë tërheq vëmendjen se homoseksualiteti i cili përbën pengesë për natyrën njerëzore dhe vazhdimin e gjenerimit është i ndaluar nga tre fetë monoteiste (Islami, Krishterimi dhe Judaizmi)”, thuhet në deklaratë.

“Gjithnjë e më shumë po rriten përpjekjet dhe presioni i Perëndimit për pranimin, mirëpritjen dhe njohjen e homoseksualitetit si një e drejtë njerëzore”, paralajmërohet në deklaratën në të cilën theksohet se ndaj atyre që nuk pranojnë homoseksualitetin po zhvillohet një fushatë “poshtërimi dhe njollosjeje”.

Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se homoseksualiteti është kategorikisht i ndaluar në Islam, në përputhje me Kuranin dhe sunnetin dhe me mendimin e përbashkët të imamëve të të gjithë sekteve.

Përballja me poshtërim dhe njollosje e atyre që shprehin mendim kundër homoseksualitetit tregon se “Perëndimi ndodhet në një regres serioz në aspektin e lirisë së shprehjes dhe mendimit”, thuhet në deklaratën ku më tej vihet në dukje se kjo situatë tregon “Dominimin, tiraninë dhe tutelën e Perëndimit mbi të gjithë botën”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit