11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ummeti nuk shuhet – Mbi 127 mijë foshnja siriane kanë lindur në Turqi

Më të lexuarat

Miliona sirianë për shkak të luftës disa vjeçare në atë vend janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa vetëm në Turqi kanë lindur 127 mijë e 752 foshnja siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia ka hapur dyert e saj për 2.7 milionë refugjatë, ndërsa Drejtoria për situata emergjente dhe Mbrojtje civile (AFAD) ka formuar 26 qendra të përkohshme të refugjatëve. Në këto qendra gjithmonë ndodhen mbi 280 mijë sirianë.

Zëvendëskryeministri i Turqisë Yalcin Akdogan më 10 mars, tha se në Turqi ndodhen 2 milionë e 733 mijë e 784 refugjatë sirianë.

Siç mëson gazetari i AA-së, sirianët që kanë ardhur në Turqi, që nga viti 2011 marrin ndihmë mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë të Turqisë. Nga prilli i vitit 2011 deri në janar të vitit 2016, janë ofruar më shumë se 15 milionë shërbime të poliklinikës.

Turqia gjatë krizës siriane e deri më sot ka investuar nëntë miliardë dollarë në përkujdesjen e refugjatëve sirianë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar shkollimit të fëmijëve refugjatë, si dhe në arsimimin e të rriturve të cilët pas luftës duhet të ndihmojnë në “ngritjen e vendit të tyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit