7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Uganda fillon prodhimin e naftës për herë të parë në historinë e saj

Më të lexuarat

Uganda pas përfundimit të projektit synon të prodhojë 200 mijë fuçi naftë në ditë në vitin 2025

Uganda sot do të nisë për herë të parë nxjerrjen e rezervave të saj të naftës, të cilat i zbuloi gati 20 vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Administrata e Naftës së Ugandës (PAU), thuhet se do të fillojë shpimi në puset e naftës në fushat e naftës Kingfisher.

Presidenti Yoweri Museveni dhe zyrtarë të shumtë qeveritarë do të marrin pjesë në programin e fillimit të prodhimit.

Kingfisher, një nga dy fushat e naftës të zbuluara në vend, ndodhet pranë liqenit Albert.

Përveç fushës Kingfisher, e cila operohet nga Korporata Kombëtare e Naftës në Det të Hapur e Kinës (CNOOC), fusha e naftës Tilenga operohet nga kompnaia franceze,TotalEnergies.

Qeveria e Ugandës miratoi javën e kaluar ndërtimin e tubacionit të naftës bruto të Afrikës Lindore (EACOP), i cili do të transportojë rezervat e naftës në bregdetin e Tanzanisë.

Uganda pas përfundimit të projektit synon të prodhojë 200 mijë fuçi naftë në ditë në vitin 2025.

Vlerësohet se vendi do të bëhet eksportuesi më i madh i naftës në Afrikën Lindore me rezervat e zbuluara në vitin 2006.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit