5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Uashingtoni, garanci Prishtinës: Asocacioni, jo si Republika Srpska!

Më të lexuarat

SHBA kërkon formimin e Unionit të Komunave Serbe, pretendon kushtetueshmëri

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të formohet Unioni i Komunave Serbe (ZSO) në Kosovë, por që nuk do të jetë i ngjashëm me Republika Srpska, një entitet në Bosnje, një krahasim që bëhet regullisht si argument kundërshtues nga kryeministri Kurti.

“Për ne është e rëndësishme që të formohet Unioni i Komunave Serbe. Mendojmë se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska dhe ZSO-së së ardhshme. Nuk është një marrëveshje që do t’i ngjante Republika Srpska,” tha Chollet për televizionin N1. Ndërkohë kujtojmë se Asosacioni është rrëzuar nga Gjykata Kushtetues e Kosovës, e cila e cilëson si antikushtetues formimin e tij.

Sipas agjencisë Beta, Chollet nuk ka dashur të flasë për kompetencat e mundshme të Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se këto detaje duhet të “lustrohen” përmes dialogut.

Përvoja të këqija me Republika Srpska

Një nga kushtet që vendos Beogradi zyrtar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë.

Megjithatë, Prishtina zyrtare refuzon të mbështesë një propozim të tillë në atë mënyrë që Asocacioni të ketë autoritetin për të bllokuar vendimet e qeverisë, të njëjtat mundësi që ka entiteti boshnjak Republika Srpska.

Nga ana tjetër, diplomati amerikan i quajti humbje kohe dhe energjie përpjekjet e Serbisë që disa vende të tërheqin njohjen e Kosovës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit