20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Turqia vazhdon të shpërndajë ndihma për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

Sipas një deklarate nga TDV, paketa ushqimore dhe higjienike në vlerë prej 150 mijë dollarësh u shpërndanë për tre mijë familje Rohingya që jetojnë në kampe në kufirin Mianmar-Bangladesh

COX’S BAZAR (AA) – Fondacioni Turk për Çështje Fetare (TDV), krahu bamirës i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, të enjten filloi shpërndarjen e ndihmave humanitare për muslimanët Rohingya që kanë ikur në Bangladesh nga dhuna e budistëve në Arakan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga TDV, paketa ushqimore dhe higjienike në vlerë prej 150 mijë dollarësh u shpërndanë për tre mijë familje Rohingya që jetojnë në kampe në kufirin Mianmar-Bangladesh.

Ndihmat janë shpërndarë në nëntë rajone, edhe atë Kutupalong, Balukhali, Leda, Musuni, Naikkong Chori, Ghundhum, Bandarban, Nhila dhe Cox’s Bazar.

Fondacioni pret të shpërndajë ndihma humanitare me vlerë deri në 650 mijë dollarë, thuhet më tej në deklaratë.

OKB ka njoftuar se që nga 25 gushti, afro 400 mijë muslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh nga Arakani.

Refugjatët janë duke ikur nga një operacion i ri i sigurisë në të cilin forcat e sigurisë dhe budistët radikalë kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e muslimanëve Rohingya.

Sipas qeverisë së Bangladeshit, rreth tre mijë Rohingya janë vrarë nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë.

Turqia ka kryesuar në ofrimin e ndihmave për refugjatët Rohingya, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se çështjen e tyre do ta ngrejë para Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit