22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Turqia thotë ta ketë përfunduar operacionin “Mbrojtja e Eufratit”

Më të lexuarat

Ushtria turke me sukses ka përfunduar operacionin “Mbrojtja e Eufratit” në Siri, njoftoi të mërkurën Këshilli turk për Siguri Nacionale.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Operacioni që ka nisur me qëllim që të mbrohet siguria nacionale, dhe mbrojtja nga kërcënimet e DAESH dhe që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre ka përfunduar me sukses”, thuhet në kumtesë.

Turqia kishte nisur operacionin më 24 gusht të vitit të kaluar, për të pastruar kufirin me Sirinë nga DAESH dhe kurdët e partisë PYD, që të dyja organizata të cilat Ankaraja zyrtare i klasifikon si terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit