22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Turqia ka harxhuar deri tani 25 miliardë dollarë për refugjatët

Më të lexuarat

Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Mehmet Myezinollu (Mehmet Müezzinoğlu) në fjalën që mbajti në konferencën e Organizatës Botërore të Punës (ILO) në Gjenevë tha se Turqia nuk duhet lënë vetëm përballë dyndjes së refugjatëve.

Ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Mehmet Myezinollu (Mehmet Müezzinoğlu)iu drejtua me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të Konferencës së 106-të Ndërkombëtare të Punës që organizohet në Gjenevë të Zvicrës nga Organizata Botërore e Punës (ILO).

Ministri foli për mbështetjen që vazhdon Turqia t’u japë në shumë fusha, kryesisht në atë të ndihmave humanitare për mbi 3 milionë refugjatët që pret në vendin e saj, duke shtuar se kostoja financiare e deritanishme e ndihmave për refugjatët është 25 miliardë dollarë.

“Në qoftë se bashkësia ndërkombëtare e ndan këtë barrë dhe përgjegjësi në të gjitha dimensionet e saj, atëherë kjo dramë njerëzore, me të cilën po përballemi, do të lehtësohej sado pak. Afria gjeografike nuk duhet ta bëjë asnjë vend drejtpërdrejt përgjegjës dhe sipërmarrës të zgjidhjes së problemit i vetëm. Ka ardhur koha për gjetjen e zgjidhjeve ndërkombëtare në platforma ndërkombëtare”, u shpreh Myezinollu.

Në lidhje me jetën e punës Mehmet Myezinollu tha se po zhvillojnë një dialog efektiv me të gjitha grupet e interesit, me të gjithë emëruesit e përbashkët për të siguruar paqen dhe mirëqenien e punës në Turqi.

Reformat që ka bërë qeveria vitet e fundit dhe rezultatet e këtyre reformave, janë treguesi më i qartë i rëndësisë që i kushtohet lirisë së organizimit dhe dialogut social, theksoi Myezinollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit