10.7 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Çavusoglu takohet me ambasadorët e Arabisë Saudite, EBA dhe Bahrejnit, në fokus kriza e Katarit

Më të lexuarat

Turqia vazhdon të jetë e angazhuar në një trafik diplomatik intensiv për zgjidhjen e krizës së Katarit…

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), priti të hënën përpara mbledhjes së Këshillit të Ministrave ambasadorin e Arabisë Saudite Velid bin Abdulkerim el-Hirejxhi, atë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Halifa Shahin el-Marar dhe të ngarkuarin me punë të Bahrejnit në Ankara, Komail Ahmed.

Siç bëjnë të ditur burime diplomatike turke, në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vendet e Gjirit.

Gjatë takimit, ministri Çavushollu ka shprehur pritjet e Turqisë dhe komunitetit ndërkombëtar, si dhe është ndalur mbi kontaktet e realizuara prej tij në lidhje me çështjen.

Arabia Saudite, EBA, Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni njoftuan më 5 qershor ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit”.

Diplomatët e Katarit u urdhëruan që të largoheshin brenda 48 orëve nga Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni, shtete këto që mbyllën edhe hapësirat e tyre ajrore për Katarin; ndërkohë që Arabia Saudite mbylli edhe kufirin e vetëm tokësor të këtij vendi.

Ndërsa një komunikatë të përbashkët të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Egjiptit njoftoi se 59 persona, me në krye presidentin e Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf al-Karadavi, si dhe 12 institucione bamirëse, ishin përfshirë në “listën e terrorizmit” me akuzën për “lidhje terroriste”.

Dona zyrtare dënoi nga ana e saj “listën e terrorizmit” në fjalë dhe nënvizoi se akuzat ishin “të pabaza”, ndërkohë që akuzoi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Egjiptin se po tentonin të dëmtonin imazhin e Katarit duke “shpifur”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit