16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turqi, taksi rozë vetëm për gratë

Më të lexuarat

“Taksi Rozë” është iniciativa e re në qytetin Sivas në Turqinë qendrore që do të transportojë gratë. Siç thuhet në deklaratën e qytetit Sivas udhëheqësi i stacionit kryesor të autobusëve, Gokhan Simsek me qëllim të shërbimeve më të mira për gratë, ka paraqitur kërkesën për zbatimin e “Taksisë rozë.

Koordinatori i Drejtorisë Erdogan Yuvaci tha se klientët e këtyre taksive përveç grave do të jenë edhe fëmijët.

“Nëse edhe stacioni tjetër kërkon diçka të tillë, ne do të sigurojmë nga një automjet për çdo stacion”, tha Erdogan Yuvaci, Koordinatori i Drejtorisë.

Simsek vlerëson se një automjet nuk do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë qytetin dhe shpreson se edhe kolegët do ta mbështesin. Shoferja e taksive të destinuara për gratë Gamze Taskan theksoi se ky është një projekt i rëndësishëm që mund të kontribuojë në uljen e dhunës ndaj grave./alsat-m/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit