6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turma të mëdha protestojnë në Londër kundër aparteidit izraelit

Më të lexuarat

Disa hebrenj ortodoksë ishin midis pjesëmarrësve në protestë, e cila u organizua nga Komiteti i Drejtësisë për Palestinën si pjesë e “Ditës së Kudsit”

Një protestë masive u mbajt të dielën në qendër të Londrës kundër “politikave të aparteidit” të Izraelit kundër palestinezëve, raporton Anadolu.

Turmat u mblodhën jashtë Zyrës së Brendshme duke mbajtur pankarta që shprehnin solidaritet me palestinezët, me slogane si “Liri për Palestinën”, “Bojkoto Aparteidin” dhe “Ndaloni vrasjen e palestinezëve”.

Disa hebrenj ortodoksë ishin midis pjesëmarrësve në protestë, e cila u organizua nga Komiteti i Drejtësisë për Palestinën si pjesë e “Ditës së Kudsit”.

Njerëzit më vonë marshuan drejt zyrës së kryeministrit në “Downing Street”, ndërsa brohoritnin parulla kundër politikave izraelite kundër palestinezëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit