Trump thotë se Zelenskyy “ka bërë një punë të tmerrshme”

Më të lexuarat

“Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet asnjë vend. Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses përfundimin e luftës me Rusinë…”, tha Trump.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kritikuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një “diktator pa zgjedhje”.

“Një diktator pa zgjedhje, Zelenskyy më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet asnjë vend. Ndërkohë, ne po e negociojmë me sukses përfundimin e luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e pranojnë se vetëm Trumpi dhe administrata e Trumpit mund ta bëjnë”, shkroi Trump në platformën ‘Truth Social’.

Sipas tij, ish-presidenti amerikan, Joe Biden, “nuk u përpoq kurrë, Evropa dështoi ta sjellë paqen dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron të vazhdojë treni me lëng mishi”.

“Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shpartalluar dhe miliona kanë vdekur në mënyrë të panevojshme. Dhe, kështu vazhdon”, shtoi Trump.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit