Deklarata e Trump-it:
Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë se të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt, dhe Izraeli do të tërheqë forcat e tij deri në një vijë të dakorduar, si hapa të parë drejt një paqeje të fortë, të qëndrueshme dhe të përhershme.
Të gjitha palët do të trajtohen me drejtësi! Ky është një ditë e madhe për botën arabe dhe islame, për Izraelin, për të gjitha vendet fqinje dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne u shprehim falënderimet ndërmjetësve nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë ngjarje historike dhe të paprecedentë.
Lum për ata që bëjnë paqe!
