Deklaratë për shtyp: Hamas shpall arritjen e marrëveshjes për përfundimin e luftës në Gaza

Më të lexuarat

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Deklaratë për shtyp

• Pas negociatave të përgjegjshme dhe serioze që lëvizja dhe fraksionet e rezistencës palestineze zhvilluan rreth propozimit të presidentit Trump në Sharm el-Sheikh, me qëllim arritjen e një ndalimi të luftës së shfarosjes kundër popullit tonë palestinez dhe tërheqjes së okupatorit nga Rripi i Gazës, Lëvizja e Rezistencës Islame (Hamas) shpall arritjen e një marrëveshjeje që parasheh përfundimin e luftës në Gaza, tërheqjen e okupatorit prej saj, hyrjen e ndihmave humanitare dhe shkëmbimin e të burgosurve.

• Ne vlerësojmë lart përpjekjet e vëllezërve ndërmjetës nga Katari, Egjipti dhe Turqia, si dhe çmojmë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur përfundimisht luftën dhe për të siguruar tërheqjen e plotë të okupatorit nga Rripi i Gazës.

• Ne i bëjmë thirrje presidentit Trump, vendeve garantuese të marrëveshjes, si dhe të gjitha palëve arabe, islame dhe ndërkombëtare, që ta detyrojnë qeverinë e okupatorit të zbatojë plotësisht detyrimet e marrëveshjes dhe të mos lejojnë asnjë shmangie apo vonesë në zbatimin e asaj që është rënë dakord.

• Ne përshëndesim popullin tonë të madh në Rripin e Gazës, në Kuds dhe në Bregun Perëndimor, brenda dhe jashtë atdheut, i cili ka shënuar qëndrime nderi, heroizmi dhe dinjiteti të pashembullta, duke u përballur me projektet fashiste të okupatorit që synonin atë dhe të drejtat e tij kombëtare. Këto sakrifica dhe qëndrime madhështore kanë dështuar planet e Izraelit për nënshtrim dhe dëbim.

• Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të shkojnë dëm, dhe se ne do të qëndrojmë besnikë ndaj premtimit tonë; nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona kombëtare deri në arritjen e lirisë, pavarësisë dhe vetëvendosjes.

Lëvizja e Rezistencës Islame – Hamas

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit