16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Trump: Mund ta fitoj luftën në Afganistan duke vrarë 10 milion njerëz! Ky nuk është terrorist

Më të lexuarat

“Lufta 18-vjeçare në Afganistan mund të përfundojë brenda disa ditësh, por duke e bërë atë, do të rezultonte që vendi të “fshihej nga faqja e dheut”, tha të hënën presidenti amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu.

“Mund ta fitoj atë luftë për një javë. Thjesht nuk dua të vras 10 milionë njerëz”, tha Trump në Zyrën Ovale, derisa e priste kryeministrin pakistanez Imran Khan. “Do të përfundonte, fjalë për fjalë, për 10 ditë. Nuk dua të shkoj në këtë rrugë, kështu që ne po punojmë me Pakistanin dhe të tjerët që të heqim veten dhe nuk duam të jemi policë, sepse në thelb jemi policë tani”, tha ai.

Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur fushatën e gjatë të SHBA-ve në Afganistan, duke i quajtur operacionet që kanë zgjatur gati dy dekada si “qesharake”.

SHBA ka rreth 14,000 trupa të vendosur në Afganistan mes shtytjes së Trump për të ulur praninë e tyre së bashku me bisedimet e vazhdueshme të paqes me talebanët.

Khan tha se momenti aktual është “më i afërmi që kemi qenë për një marrëveshje paqeje” në vendin e shkatërruar nga lufta, por theksoi se nuk ka një zgjidhje ushtarake për konfliktin.

“Shpresojmë që në ditët në vijim do të jemi në gjendje t’i nxisim talebanët që të flasin me qeverinë afgane dhe të vijnë në një zgjidhje politike,” tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit