TRUMP FLET PËR URDHRIN E TIJ PËR TA SULMUAR SIRINË

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se ka urdhëruar të sulmohet vendi prej ku janë lëshuar sulmet kimike në Siri.

Sipas tij diktatori Bashar al Assad duke përdorur një agjent vdekjeprurës nervor ka vrarë njerëz të pafajshëm, gra dhe fëmijë.

“Madje edhe bebe të bukura u vranë mizorisht në këtë sulm shumë barbar. Është një interes vital nacional dhe i sigurisë së SHBA-së që të parandaloj dhe të pengoj përdorimin e armëve kimike”, ka thënë Trump.

Ai ka shtuar “Nuk mund të kontestohet se Siria ka përdorur armë kimike, ka shkelur obligimet e saja nga Konventa për Armë Kimike dhe ka injoruar urdhrat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Vitet e mëparshme në tentim për ta bindur sjelljen e Asadit kaun dështuar, edhe atë dështim dramatik”, ka thënë Trump, transmeton SHENJA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit